fbpx

Gruaja nga Gjakova raporton dhunë, kërkon strehim dhe urdhër mbrojtës

nga Revista Kosovarja

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 27 majit në rrugën “Washingtoni” në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe kërcënim, mëson Sinjali.

Viktima, S.O, ka deklaruar para policisë se bashkëshorti i saj, N.O., e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar seriozisht. Për pasojë, ajo është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ka kërkuar strehim urgjent dhe lëshimin e një urdhri mbrojtës.

I dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe është intervistuar në prani të zyrtarëve hetues. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit, ndërsa rasti është iniciuar dhe po trajtohet nga hetuesia si “dhunë në familje”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]