fbpx

Gruaja nga Lipjani denoncon se u dhunua seksualisht nën kërcënim

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 27 majit në Lipjan. Një grua ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nën kërcënimin e një thike, mëson Sinjali nga burimet e veta brenda hetuesisë.

Sipas kallëzimit të viktimës, ngjarja ka ndodhur me 27 maj, rreth orës 05:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Lipjan, ku ajo pretendon se është sulmuar nga A.S., i cili dyshohet se ka kryer aktin e dhunës në prani të bashkëjetuesit të saj Xh.Z., i cili është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Pas raportimit, rasti është trajtuar nga njësia rajonale e hetimeve, e cila ka ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale, duke intervistuar të dyshuarin dhe duke dërguar viktimën për ekzaminim gjinekologjik. Pas kësaj, në rast është përfshirë edhe Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka udhëhequr procedurën.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”, ndërsa përkundër natyrës së rëndë të kallëzimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet janë ende në fazë fillestare, ndërsa organet e drejtësisë pritet të përcaktojnë me saktësi përgjegjësinë penale dhe të gjitha rrethanat që rrethojnë këtë ngjarje të rëndë.

Sinjali do të vijojë të raportojë për çdo zhvillim të ri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]