fbpx

Gruaja nga Mitrovica raporton në polici se një burrë ia dhunoi vajzën e mitur

nga Revista Kosovarja

Një nënë nga Mitrovica ka raportuar në polici se një burrë e ka dhunuar vajzën e saj të mitur.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ndërkaq nuk është dhënë ndonjë datë se kur ka ndodhur, por është raportuar në polici më 30 dhjetor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Mbretëresha Teutë ,Mitrovicë NN. Më datë 30.12.2021 ankuesja femër kosovar e ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka dhunuar vajzën e saj te moshës se mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]