fbpx

Gruaja nga Prishtina e bën burrin për spital, Policia thotë se ishte e dehur

nga Revista Kosovarja

Një grua në Prishtinë është arrestuar pas mesnatës, meqenëse dyshohet se në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, raporton Express.

Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë (EN: 139.3-249.5) 04.08.2021 – 00:58. Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]