fbpx

Gruaja nga Shqipëria e rreh kosovaren në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë në Prishtinë.

Rreth orës 17:00, policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarën, pasi që pas një mosmarrëveshje e njëjta ka sulmuar fizikisht femrën kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 01.08.2021 – 17:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e R. Shqipërisë, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raportin 24-orësh.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]