fbpx

Gruaja që bindi doktorët se lindi vajzë edhe pse ishte ende e virgjër

nga Revista Kosovarja

Emmimarie Jones habiti doktorët dhe skandalizoi Kishën, kur në vitin 1956 tha se lindi fëmijë pavarësisht se ishte ende e virgjër. Disa doktorë u bindën nga kjo nënë, historia e së cilës u publikua në gazeta anembanë botës.

Emmimarie deklaronte se për një periudhë të gjatë kohe ka qenë e shtruar në një spital ku kishte vetëm gra, për shkak të reumatizmës. Pasi doli nga spitali në vitin 1944, ajo shkoi për një vizitë pasi ndihej gjithmonë e lodhur. Aty doktori i tha se ishte 3-muajshe shtatzënë.

“Nuk kishte asnjë mundësi që të isha duke pritur fëmijë. E pamundur”, thonte gruaja.

Nga nëntori 1955 deri në qershor 1956, zonja Jones dhe vajza e saj Monica, atëherë në moshën 10-vjeçare, iu nënshtruan disa eksperimenteve nga specialistët londinezë, me qëllim që të përcaktohej nëse një baba kishte pasur rol në lindjen e vajzës.

Pas shumë eksperimenteve, u pa se gjenet e tyre nuk ishin krejtësisht identike. Por, pavarësisht kësaj, specialistët thanë se pretendimi i gruas se kishte lindur vajzë pa kryer marrëdhënie seksuale me një mashkull, duhej marrë seriozisht.

Por, sapo historia u bë e njohur në të gjithë botën, Emmimarie dhe vajza e saj u larguan për në Gjermani dhe shkëputën kontaktet me të gjithë mjekët e gazetarët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]