164
Një grua është arrestuar në Naxos, Greqi pasi ka rrahur bashkëshortin me fshesë dhe kabllo.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në një fshat në malin Naxos.
Debati i ashpër mes bashkëshortëve në orët e para të së shtunës ka përfunduar me dhunë fizike ndaj burrit.
Burri shkoi në komisariat dhe e paditi gruan, pasi pretendon se ajo e ka plagosur fizikisht me një shkop fshese dhe një kabllo elektrike.
Gruaja është arrestuar mëngjesin e së shtunës.