fbpx

Gruda viziton Thaçin e Veselin: Të gatshëm të dëshmonin luftën e drejtë të UÇK-së

nga Revista Kosovarja

Kordinatori i Departamentit të Drejtësisë në PDK, Përparim Gruda, sot ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë.

Ai tha se ata ishin të fortë e krenar për betejën e tyre si dhe thotë se janë të gatshëm për ta dëshmuar luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.

“Sot në Hagë kam takuar presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli. Po largohem nga këtu me ndjenjën se aty prapa shpinës time ka mbetur brenda një pjesë e historisë, lirisë dhe të ardhmes së Kosovës. Të fortë dhe krenar në betejën e tyre për të dëshmuar luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së”, shkroi ai në Facebook.

https://www.facebook.com/perparim.gruda.7/posts/6933740699992103?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]