fbpx

Gurabija me rrush të thatë

nga Revista Kosovarja

Përbërësit:

-2 vezë,

-125 gr. margarin,

-Gjysmë gote e çajit vaj,

-2 lugë të supës kos,

-1 gotë e ujit sheqer,

-1 gotë e çajit rrush i terun,

-1 gotë e çajit arra të grimcuara,

-1 sheqer vanilje,

-1 pecivë (pluhur për pjekurina),

-2 gota e gjysmë të ujit miell.

Përgatitja:

Përveç miellit të gjithë përbërësit i bëjmë bashk dhe i përziejmë mirë e mirë mandej shtojmë miellin dhe e përziejmë me dorë. Kur masa të bëhet homogjene marim me lugë të supës dhe i hedhim një nga një në tepsi. Pjekim në 180 gradë celsius dhe i lëmë deri sa ta marin një ngjyrë të bukur. Para se ti servirim i pluhnosim me sheqer pluhur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]