fbpx

Hailey Bieber ndan fotografi me djalin mes shqetësimeve për martesën me Justin Bieber

nga Revista Kosovarja

Hailey Bieber ka ndarë fotografi të rralla me djalin e saj, Jack Blues, mes spekulimeve për martesën me Justin Bieber.

Themeluesja e ‘Rhode’, 28 vjeçe, postoi selfie duke mbajtur të voglin në krah, duke shijuar diellin.

Kjo vjen ndërsa fansat shprehin shqetësime për Justin-in, i cili së fundmi ndau një mesazh në Instagram ku theksonte se nuk ka asgjë për të dëshmuar dhe nuk i detyrohet askujt asgjë, shkruan DailyMail.

Fundjavën e kaluar, Hailey mori pjesë e vetme në festën pas ‘Oscars’, ndërsa Justin vazhdon të tërheqë vëmendjen me sjelljen e tij në rrjetet sociale.

Pavarësisht spekulimeve, çifti ka shfaqur bashkim në postime të fundit, përfshirë një fotografi të ditëlindjes së Justin-it ku ata shfaqen me djalin e tyre.

Një burim pranë çiftit tha për mediet se Hailey është e fokusuar në ndërtimin e biznesit të saj, ndërsa Justin preferon një qasje më të qetë dhe krijuese.

Megjithatë, Hailey mbetet mbështetëse ndaj bashkëshortit të saj, pavarësisht sfidave që po përballet çifti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]