fbpx

Hailey përgjigjet pas heqjes së unazës dhe “ndarjes” me Justinin

nga Revista Kosovarja

Hailey Bieber u pa sërish me unazën e martesës në dorë gjatë një daljeje në New York të shtunën mbrëma, vetëm një ditë pasi mungesa e saj shkaktoi reagime të forta në rrjet.

Të premten, modelja 28-vjeçare u fotografua pa unazë, duke nxitur spekulime për një krizë me Justin Bieber, veçanërisht pas raportimeve për një debat të tensionuar mes tyre në Ditën e Babait.

Sipas burimeve pranë çiftit, Hailey dyshohet se e ka quajtur Justin-in një “fëmijë të mallkuar” dhe i ka kërkuar të kërkojë ndihmë profesionale, pas postimeve të çuditshme që ai ndau në rrjetet sociale atë ditë.

Ndërkohë, rikthimi i unazës në dorën e saj duket si një përpjekje për të qetësuar zërat, edhe pse fansat mbeten me mendje të ndarë për gjendjen e vërtetë të martesës së tyre.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]