A keni dëgjuar për suksesin e “Hairlezz”, rrjetin e qendrave estetike të specializuara në heqjen e përhershme të qimeve me trajtim laser?
“Hairlezz” u themelua në vitin 2021 dhe aktualisht ka pesë filiale, në Zürich, Rümlang, Luzern, St.Gallen, dhe Prishtinë, ku punohet me laserët me tre gjatësi valësh. Në “Hairlezz” përdoren teknologjitë dhe teknikat më moderne për të arritur rezultate të shkëlqyera.
“Hairlezz” dallon me teknologjitë dhe teknikat e të klasit të parë, e mbi të gjitha me faktin se ofrojnë vetëm shërbime në fushën e heqjes së përhershme të qimeve me laser. Edhe prezantimi i qendrës, shërbimeve dhe punës në rrjete sociale është tejet unik dhe bënë përshtypje, me video humoristike dhe provokative. Në Zvicër kjo ide është pritur shumë mirë, e gjithashtu po pëlqehet edhe në Prishtinë.
Prapa qendrave estetike të trajtimit tejet efikas me laser, “Hairlezz”, qëndron pronarja Argjira Osmanaj Gjyliqi bashkë me bashkëshortin e saj dhe me motrën Elsa Osmanaj, duke e udhëhequr bashkërisht këtë biznes të njohur e të suksesshëm në Zvicër, e së fundi edhe në Kosovë. Argjira, thotë për revistën “Kosovarja” se para “Hairlezz” ka drejtuar një studio të vogël kozmetike në Zürich që ofronte trajtime të ndryshme kozmetike. “Sidoqoftë, shpejt kuptova se duhet të specializohem në diçka për të qenë e suksesshme. Meqenëse heqja e përhershme e qimeve më bindi më së shumti, u specializova në këtë fushë”, tregon Argjira, duke shtuar se në “Hairlezz” – tërheqin një shumëllojshmëri klientësh, ku aktualisht numri është midis 2000 – 3000 klientë në vit. Trajtojnë të dy gjinitë, si gra ashtu edhe burra, ndërkaq filiali me më shumë të ardhura thonë se është në Zürich.
Mësojmë se pika e re në Kosovë, që ndodhet në Prishtinë, ka pasur një fillim të shkëlqyer dhe vlerësohet shumë nga klientët. Gjendet në Prishtinë, në Arberi në Rrugën Bashkim Fehmiu.
“Hairlezz” nga Zvicra është gati të bëjë edhe Kosovën pa qime. Ajo çfarë e bën “Hairlezz” të veçantë është se është një biznes familjar. Pa ndihmën e burrit tim dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme nuk do të kisha hapur as studion e parë. Kam pasur frikë të filloi një biznes të pavarur, por ai gjithmonë më ka inkurajuar. Më pas kam pasur gjithmonë mbështetjen e prindërve të mi, të cilët na kanë përkrah që nga fillimi në çdo aspekt, edhe financiarisht. Ata besuan se unë mund të arrija diçka dhe për këtë jam tejet mirënjohëse”, potencon Argjira.
Klientët në “Hairlezz” mund të presin rezultate të shkëlqyera, përfshirë lëkurë të lëmuar dhe pa qime pas vetëm disa seancash. Gjithashtu, gjithmonë një shërbim profesional dhe diskret.