fbpx

Hajnat thyejnë xhaminë e fshatit Rakaj në Ferizaj, vjedhin para nga arka e bamirësisë

nga Revista Kosovarja

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpesh herë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirës.

Një vjedhje ka ndodhur edhe në xhaminë e fshatit Rakaj në komunën e Ferizajt, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer arkën dhe kanë vjedhur disa para.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]