fbpx

Hajni futet me forcë në xhaminë në Magure të Lipjanit, vjedh paratë nga arka e bamirësisë

nga Revista Kosovarja

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë. Cak i hajnave janë më së shumti arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me para, por në raste tjera edhe gjësende tjera materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Magure të Lipjanit, ku një person akoma i paidentifikuar ka thyer xhaminë e fshatit.

Sinjali mëson se një qytetar e ka njoftuar Policinë lidhur me rastin, ku ndër të tjera ka bërë me dije se dyshohet se hajni është futur me forcë brenda xhamisë.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari e ka thyer kasafortën dhe ka arritur t’i marrë një shumë të parave të mbledhura.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohet dhe të kapet i dyshuari.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]