Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së sot zgjodhi kryesinë e re të partisë, me emra të rinj për dallim nga e kaluara. E jashtë saj kanë mbetur emrat veteranë, Agim Veliu dhe Haki Rugova, që më herët mbanin pozitat e nënkryetarëve.
Periskopi ka kontaktuar Haki Rugovën lidhur me këtë çështje dhe ai thotë se e pranon vendimin e Këshillit të Përgjitshëm ashtu siç është.
‘’Po, ani? Qashtu ka vendos Këshilli i Përgjithshëm edhe jemi ok. Ka qenë një vendim me propozim të kryetarit. Këshilli i Përgjithshëm e ka marrë vendimin edhe është kriju kryesia e re. Kurgjë të keqe s’ka. Jam në Këshill të Përgjithshëm, në kryesi nuk jam, edhe kaq’’, ka thënë Rugova për Periskopin.
Tutje ai ka theksuar se do të vazhdojë të japë kontributin e tij për LDK’në.
‘’Unë do të jem në LDK dhe vazhdimisht do të punoj për LDK’në si gjithëmonë’’.
Më poshtë është lista e kryesisë së re të LDK-së, ku përfshihen, kryetari, tre nënkryetarët, sekretari organizativ, kryetarja e forumit të gruas dhe kryetari i forumit të ri.
Kryetar Lumir Abdixhiku
Nënkryetar: Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni si dhe Shqipe Mjekiqi
Sekretar: Imri Ahmeti
Anëtarë:
Kujtim Shala
Avdullah Hoti
Hykmete Bajrami
Arben Gashi
Armend Zemaj
Sibel Halimi
Doruntinë Maloku
Ekrem Hyseni
Ardian Shala
Xhafer Tahiri
Alban Zogaj
Vlora Dumoshi
Safet Kamberi
Brikenda Kryeziu
Fadil Krasniqi
Sokol Haliti
Teuta Sahatqija
Valon Murtezaj
Besian Mustafa
Lutfi Zharku
Muhamet Hamiti
Faton Bislimi
Rrezarta Krasniqi
Ilir Ferati
Besa Gaxherri
Kryetare e Forumit të Gruas: Lirije Kajtazi
Forumit Rinor: Fidan Rekaliu