fbpx

Halil Kastratit me plot emocion e uron të birin semi maturant – Emocione përcjell edhe Capital T

nga Revista Kosovarja

Për bamirësin Halil Kastrati sot ishte ditë e veçantë dhe plotë emocion. Kjo pasi që i biri i tij Uwejsi përfundoi klasën e 9 dhe kishte ceremoninë e semi matures, shkruan Kosovarja.

Me këtë rast hoxhë Kastrati i përcolli urimet më të mira.

“Festa e Semi matures, përfundimit të klasës së 9 në Shkollën Abdyl Frasheri në Prizren. Uwejsi sot e kishte festën e Semi matures, me gëzim e lumturi e festoj bashkë me shoke e shoqe dhe stafin e Shkollës”.

Në mesin e falenderimeve të shumta, sidomos të psikologut të birit të tij, kur dihet se ai vuan nga një sëmundje, Kastrati nuk harroi ta falenderoi as rep artistin Trim Ademin ( Capital T ) i cili ishte prezent në këtë festë.

Rep artisti po ashtu shfaqi pamje emocionuese me djalin e Halilit, në llogarinë e tij në Instagram.

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]