fbpx

Haliti flet nga NATO: Tani po festojmë, delegacioni serb doli duke u fjalosur mes vete

nga Revista Kosovarja

Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.Kuvendi i Kosovës ka avancuar statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate.

Gjatë këtij votimi, një votë ishte kundër dhe gjithsej 14 abstenime.Anëtari i delegacionit të Kosovës, njëherit deputeti Xhavit Haliti, ka folur për FrontOnline pasi Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Haliti, thotë se gjithçka ishte e planifikuar sipas rendit të ditës dhe nuk ka pasur debat lidhur me këtë çështje dhe se tani janë duke festuar.”Ishte gjithçka e planifikuar sipas rendit të ditës, nuk ka pasur debat lidhur me këtë çështje, pra nuk është lejuar debati por vetëm votimi, në votim kemi kaluar, tash jemi duke festuar’’ shprehet Haliti për FrontOnline.
Ai thotë se delegacioni serb ku merrnin pjesë 11 anëtarë, kanë dalur duke u fjalosur mes vete dhe se mesin e tyre, pjesë e delegacionit ishte edhe Goran Rakiq.‘’Delegacioni serb kanë dalur duke u fjalosur mes vete, delegacioni serb me të cilin iu ishte bashkuar edhe Rakiqi, ishin ardhur të përgatitur, kanë qenë 11 persona, si logjistikë me iu ndihmuar atyre’’ deklaron Haliti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]