fbpx

“Hallakama” me Fifin në Big Brother, vjen reagimi i motrës së Granitit!

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, njëherit anëtarja e Big Brother Albanian VIP, Filloreta Raçi – Fifi është një nga banoret më të përfolura të spektaklit.

Këtë të shtune është raportuar se shëndeti i saj nuk ka qenë i mirë. Banorët brenda shtëpisë kishin kërkuar një doktor për të, pasi gjendja e saj ishte e keqe.

Ndonëse disa media e lidhen gjendjen e saj të keqe në lidhje me Granitin, motra e këtij të fundit reagoi përmes një postmi në Instagram.

“Jemi me ty Gpapito”, love you”, ka shkruar ajo.

Në videon që është publikuar në YouTube, e cila është shkëputur nga kamerat e transmetimit të kanalit Big Brother VIP, mund të shihet kur modelja Beniada Jakic i komunikon Sheilës lajmin.

Ajo thotë se gjendja e saj ishte aq e keqe sa as nuk mund ta shikonte, por që dëgjohet teksa thotë se kanë kërkuar ndihmën e doktorit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]