fbpx

Hamasi publikon një video të nisjes së raketave nga Gaza drejt Izraelit

nga Revista Kosovarja

Terroristët e Hamasit kanë publikuar pamje nga nisja e raketave nga rripi i Gazës në drejtim të Izraelit.

Gaza është vendi ku janë të pozicionuara një pjesë e madhe e forcave terroriste të Hamasit që sulmuan mëngjesin e së shtunës jugun e Izraelit.

Në anën tjetër, Izraeli ka njoftuar se të paktën 123 ushtarë izraelitë janë vrarë nga Hamasi në këto ditë luftime.

Gjithashtu, autoritetet izraelite kanë njoftuar Hamasin se vrasja e pengjeve “nuk do t’i bëjë mirë situatës”, pasi terroristët kanë kërcënuar ekzekutimin e tyre nëse Izraeli sulmon pa paralajmërim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: info@kosovarja-ks.com