fbpx

Hamiti i LDK: Kosova i ka punët më keq brenda, shumë më keq në raport me botën

nga Revista Kosovarja

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë një shkrim, në të cilin kritikon Qeverinë Kurti se e ka ndryshuar për të keq vendin.

Hamiti ka deklaruar se Kurti dhe Vetëvendosje gjatë viteve të kaluara i kishin dhënë “gjithë dëshmitë e sjelljes së papërgjegjshme, madje edhe të dhunshme, në kohën kur ishin në opozitë, por edhe gjatë Qeverisë jetëshkurtër Kurti I.”

Sipas tij, Kosova ka pësuar vetëm ndryshim për të keq prej ardhjes së Qeverisë Kurti II.

Postimi i plotë:

‘Po votojmë për ndryshim’ thoshin njerëzit që e kishin prerë mendjen t’i jepnin pushtetin formacionit politik dhe liderit të tij që kishin dhënë gjithë dëshmitë e sjelljes së papërgjegjshme, madje edhe të dhunshme, në kohën kur ishin në opozitë, por edhe gjatë Qeverisë jetëshkurtër Kurti 1.

Ndryshimi ka ndodhur. Dhe jemi këtu, sot, në vitin e tretë të Qeverisë #KREJTdheDREJT. Kosova i ka punët më keq brenda. Shumë më keq në raport me botën.

Ndryshim ka edhe për keq, siç e kemi ditur dhe thënë shumë prej nesh, por jo shumica, fatkeqësisht.

Pasojat po i vuajmë të gjithë! Pos Qeverisë së papërgjegjshme të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]