fbpx

Hana e Chart bëhet virale, personi më i komentuar i 24 orëshit

nga Revista Kosovarja

Hana Blakqori është personazh i njohur i rrjeteve sociale, që profilin e saj publik e ka ngitur me komente origjinale mbi tema të ndryshme.

Komentimi pa filtra i “Big Brother VIP Kosova” dhe “Big Brother VIP Albania”, e ka vënë edhe më në qendër të vëmendjes këtë personazh, që së fundi ka gjetur hapsirë edhe në media si komentuese e formateve të lartëpërmendura.

E, megjjthatë, Hana e Chart, tashmë është plotësisht pjesë e televizionit, më konkretisht e emisionit “Reload” në “RTV Dukagjini”, ku Hana realizon intervistat me qytetarët në rrugë.

Karakteri i saj pa komplekse, ka rënë në sy menjëherë, madje një video me një qen endacak, tashmë ka shkuar viral, duke marrë qindra mijëra shikime.

Hana, e merrë me shumë sportivitet qenin që e përbdjek, madje me një natyralitet të jashtëzakonshëm e shndërron në personazh, duke i vënë edhe emër.

Më poshtë, video e Hanes së Chart me qenin Petrit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]