fbpx

Hana feston ditëlindjen, Mozzik i bënë dhuratë hapjen e pusetës në Afrikë në emër të saj

nga Revista Kosovarja

Vajza e vetme e reperit Mozzik dhe artistes Loredana, sot feston ditëlindjen.

E bukura Hana, mbushi katër vite jetë.

Gramoz Aliu zbuloj se të bijës i ka bërë dhuratën speciale duke hapur një puset uji në Afrikë me emër të saj.

https://www.instagram.com/p/CmSXWlPDKn-/?utm_source=ig_web_copy_link

Nga video e postuar shihet se si të lumtur e gëzojnë këtë hapje dhe e urojnë Hanën për ditëlindje.

Tutje ai ka postuar edhe një fotografi të bërë në ditën e ardhjes në jetë bashkë me vogëlushen: “Sot katër vjet më ke bërë njeriun më të mirë në botë e më të gëzueshmin në botë. Zot faleminderit”, ka shkruar ai.

Artisti ka zbuluar se ka dërguar edhe qindra mbathje në vendin e varfër për fëmijët dhe të rritur. /Kosovarja/

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]