Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hantavirusi, OBSH paralajmëron: Javët e ardhshme do të ketë “shpërthim” rastesh

nga Revista Kosovarja

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se në javët në vijim mund të shohim një shtim të ndjeshëm të rasteve të hantavirusit.

Mbi artikull

Ghebreyesus, një nga ekspertët kryesorë të shëndetit në botë pohoi se nuk ka “shenja” se gjendemi në prag të një pandemie të re. Por sigurisht, situata mund të ndryshojë deklaroi ai gjatë një konference për shtyp në Madrid.

“Duke pasur parasysh periudhën e gjatë të inkubacionit që ka ky virus, ka gjasa që të shohim më shumë raste në javët e ardhshme”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH-së.

Tre persona që ishin në anijen turistike MV Hondius e cila lundronte në Oqeanin Atlantik kanë vdekur nga sëmundja e rrallë, por fatale. Të paktën 85 udhëtarë dhe 35 anëtarë të ekuipazhit janë evakuuar nga anija, e tetë persona të tjerë që ishin aty janë sëmurë ose kanë rezultuar pozitivë. Mes tyre janë edhe një shtetas amerikan dhe një grua franceze, 65 vjeç, të dy të cilët rezultuan pozitivë pasi u evakuuan.

Moneytizer Paragrafi 4

“Personat në bordin e anijes janë përballur me një situatë shumë të frikshme. Disa nga pasagjerët janë përballur me një krizë mendore. Ata kanë të drejtë të trajtohen me dinjitet dhe dhembshuri”, shtoi më tej kreu i OBSH-së.

Ghebreyesus kujtoi se njerëz në mbarë botën bënë thirrje që pasagjerët të mbaheshin në anije për periudhën e plotë të karantinës, por “pikëpamja jonë ishte se kjo do të kishte qenë çnjerëzore dhe e panevojshme”, shtoi ai ndërsa kërkoi që të evakuarit të karantinohen për të paktën 42 ditë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]