Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Sami Serbia”, etiketimet që i përmendi Lushtaku sot, Mehani i bënte edhe në Facebook

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Skënderaj, Sami Lushtaku është përfshirë në një konflikt fizik me krytarin e degës së LVV-së në këtë komunë, Hysni Mehani.

Mbi artikull

Mehani ka përfunduar i lënduar nga ky ballafaqim, teksa Lushtaku përmes një postimi në Facebook tha se ai u sulmua me etiketimet si “Sami Serbia”, duke bërë që qytetarët të reagojnë, raporton KlanKosova.tv.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Etiketimet “Sami Serbia”, Hysni Mehani i kishte bërë edhe në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Moneytizer Paragrafi 4

“Sami serbia po na prish me Ameriken duke i mshele strukturat paralele pa koordim me miqte tane amerikane. Rrnofte Amerika dhe miqte tane, poshte Sami serbia”, kishte shkruar ai në një postim në Facebook me 10 prill.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]