Një profil i rremë në Facebook është hapur me emër të presidentit Hashim Thaçi.
Me anë të këtij profili, qytetarëve u dërgoheshin mesazhe ku ofroheshin kredi të shpejta.
Për këtë ka njoftuar eksperti i kibernetikës Mentor Hoxhaj.
Ai ka bërë të ditur se pasi ky profil është raportuar, Facebook ka ndërmarrë hapa duke e mbyllur.
“Një profile fake i hapur ne emrin Hashim Thaçi tenton të mashtroj.
Ky profil i rrejshëm “ofron para të shpejta përmes kredisë” – SCAM MASHTRIM.
Falënderojmë Facebookun qe brenda minuti mbylli ketë profil!
Se bashku për një hapësirë kibernetike miqësorë dhe te sigurt!”, ka njoftuar Hoxhaj.