fbpx

Hapur dhe me stil, Luana Vjollca e akuzon Bora Zemanin për kopjim

nga Revista Kosovarja

Bora Zemani u rikthye mbrëmë në ekran me spektaklin “Dancing with the Stars”.

Nisja qe spektakolare meqë edhe vetë Bora si prezantuese u bë pjesë e performancës në kërcim.

https://www.instagram.com/reel/CjbHSGLjeF4/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo pjesë mori vëmendje të madhe por paralelisht edhe u komentua në rrjet sa i përket një ngjashmërie të mundshme me një performancë të Luana Vjollcës, në “Shiko kush luan”.

Sigurisht, kësaj të fundit nuk i ka ikur pa një thumb të lehtë ky moment.

Ajo ka shpërndarë në story të saj një fragment të shkëputur nga fansat të kërcimit.

Postimi kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Borën.

“Po e lë këtu meqë mund t’iu duket e parë. Luana, askush nuk e bën si ti dhe ky është fakt i madh” – thuhet në postimin e shpërndarë nga vetë prezantuesja.

https://www.instagram.com/p/CjctAecsrt-/?utm_source=ig_web_copy_link

Vjollca kujtojmë se shumë shpejt, kthehet në ekran, këtë herë në Klan, pasi ndau rrugët 15 vjeçare me Top Channel, shtatorin e vitit të kaluar.

Projekti që do e rikthejë titullohet “Zemërluana” dhe është përfolur shumë nëse do jetë program dashurie apo spektakël si “Shiko kush luan”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]