fbpx

Haradinaj: 17 Shkurti na kujton përpjekjet për liri të brezave dhe se ëndrrat bëhen realitet kur je i vendosur

nga Revista Kosovarja

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi nga homazhet në Prekaz dhe ka thënë se dita e 17 shkurtit kujton “përpjekjet për liri të brezave” dhe se “ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit”.

“Kur Kosova po shënon ditëlindjen e shtatëmbëdhjetë të shtetësisë, u përkulëm me nderim të thellë në Prekaz, para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes heroike. Kjo ditë na kujton përpjekjet për liri të brezave, bashkëluftëtarët e rënë, e na përkujton se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit. Ta mbrojmë e forcojmë këtë liri që u fitua me gjakun e më të mirëve të kombit. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri! Gëzuar dita e Pavarësisë”, ka shkruar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]