fbpx

Haradinaj e krahason Kurtin me Millosheviqin: Jemi duke shkuar kah logjika e njëjtë

nga Revista Kosovarja

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka krahasuar Kurtin me Millosheviqin.

Ky krahasim erdhi pas vendimit që Qeveria mori për ndaljen e pagave të grevistëve.

Haradinaj thotë, se edhe Millosheviqi kishte të njëjtën logjikë si të Kurtit kur i largoi nga puna shqiptarët.“Edhe Millosheviqi, kur i ka qitë prej punë në 90’të shqiptarët, nuk jemi shumë larg situatës, jemi duke shkuar kah logjika e njëjtë.

Ndoshta nuk i ka qitë 90 mijë prej punës, por 20 mijë njerëzve ua ka ndalë rrogën, edhe Millosheviqi u thirrë në do ligje”, ka thënë ai në Politiko.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]