Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj: Kam qenë në UÇK, familja ime është UÇK, jam sot UÇK, gjithë jetën do të jem në UÇK

nga Revista Kosovarja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në PDK.

Mbi artikull

Kjo është deklarata e plotë e tij pas kësaj vizite.

“Isha në vizitë të paparalajmërume në PDK, u takoha me ushtruesin e detyrës, Enver Hoxhaj, me nënkryetarin Sami Lushtaku, Uran Ismaili dhe të tjerë. Qëllimi i vizitës ishte një përkrahje në këto rrethana të reja, në mungesë të presidentit Thaçi e kryetarit Veseli. Edhe të zhvillimeve që po ndodhin me aktakuza për udhëheqësit e UCK-së, kryetarit Krasniqi e bashkëluftëtarëve të tjerë.

Sot është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve të UCK-së në Tribunal. Gara demokratike është tjetër, jetojmë në pluralizëm, por kam qenë në UCK, familja ime është UCK, jam sot UCK, gjithë jetën do të jem në UCK, kjo është një porosi, një përkrahje. Ata që mendojnë se e gjunjëzojnë vlerën e lirisë së Kosovës do ta shohin që po gabojnë. Nëse Serbia e mban mend betejën e vitit 1389, pra betejën Kosovës, edhe na e mbajmë mend që Kosova është e jona pra Kosova është e shqiptarëv”, tha ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]