Make-up artisti i njohur me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, i cili prej vitesh jeton dhe zhvillon karrierën e tij të suksesshme në Toronto të Kanadasë, ka ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më speciale të jetës private.
Ai i ka propozuar për martesë partnerit të tij prej kohësh, Christian Schiavone.
Propozimi romantik ka ndodhur në bregdetin e magjishëm të Cefalù-së në Siçili, Itali. Të rrethuar nga pamja e mrekullueshme e shkëmbinjve dhe detit, si dhe të dekoruar me lule të bardha e qirinj, Kevin është ulur në gjunjë për t’i kërkuar dorën partnerit të tij, i cili ka thënë menjëherë “Po”.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Kevin ka ndarë pamjet përrallore nga ky moment së bashku me një dedikim:
“Përgjithmonë në krahët e tu, përgjithmonë në ëndrrat e mia. Faleminderit që plotësove çdo ëndërr që as nuk e dija se e kisha. Të dua, bubba.”
Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente urimi nga miqtë, bashkëpunëtorët dhe ndjekësit e tij nga e gjithë bota, të cilët i kanë uruar çiftit një jetë të lumtur.
Urime çiftit!
View this post on Instagram
