Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj – Konjufcës: Shko bre në hamom

nga Revista Kosovarja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i tha “shko në hamom” kryeparlamentarit Glauk Konjufca, pasi ky i fundit nuk u pajtua me gjuhën e përdorur nga ish-kryeministri

“Është turp për ty Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës”, tha ndër tjerash Haradinaj, duke folur kundër projektligjit për rritjen e pagës minimale, nga i cili u lanë jashtë veteranët e UÇK-së.

“Duhet me ju ardhë marre çka jeni duke bë”, tha Haradinaj.

“Doni me bë lojë, hajdeni deri ku po shkojmë”, tha ai ndër tjerash.

Moneytizer Paragrafi 4

Konjufca nisi t’i flasë Haradinajt pasi ai u ul në vendin e tij.

“Z. Haradinaj ky është Kuvend dhe vetë ke qenë kryeministër…”, tha kryetari i Kuvendit.

Haradinaj e ndërpreu nga vendi, duke i thënë “shko bre në hamom”.

“Mos i le veteranët te dera”, i tha kreu i AAK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]