fbpx

Haradinaj: Kosova humbi një mik të shquar, Senatori Lieberman ishte zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ps vdekjes së ish-Senatorit amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman.

Haradinaj vlerësoi ish-Senatorin Lieberman si mbështetës të madh të shqiptarëve në përpjekjet për liri. Ai shtoi se shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë për angazhimin e tij.

“Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman, mbështetës i madh i yni në përpjekjet për liri, zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë. Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë Senatorit Lieberman, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë, fushatë e cila u ndërmorr me sukses nga NATO e udhëhequr nga ShBA”, ka thënë Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/972466104244738?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]