141
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të nënshkruhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Haradinaj përmes një statusi të publikuar në rrjetin social në Facebook ka shkruar se çdo rrugë tjetër do të ketë pasoja për vendin.
“Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të nënshkruhet në SHBA, çdo rrugë tjetër do të ketë pasoja për vendin”, ka shkruar Haradinaj.