fbpx

Haradinaj për Donikën: Një turiste në Kosovë e lë ndërgjegje të saj, ajo duhet me i fol vetes

nga Revista Kosovarja

Daut Haraidinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka reaguar Donika Gërvallës, pasi kjo e fundit në një tubim elektoral në Deçan, të dielën e ka cilësuar Ramush Haradinaj si “gjeneral i vetëshpallur”.

Për këtë gjuhë të Gërvallës ka pasur reagime të shumta.

E Daut Haradinaj ka thënë se këtë e lë në ndërgjegjen e Gërvallës.

Ppor, ai ka shtuar se kur Haradianj është quajtur “i ashtuquajtur gjeneral”, në kohën e Millosheviqit është kuptuar se lajmet i janë shkruar në Beograd, e Haradinaj pyet kush ia shkruan lajmet Gërvallës sot?

“Unë e lë ndërgjegje të saj, ajo duhet me i fol vetes. Është një gjuhë e papranueshme, gjuha kur është përdor kohën kur kemi qenë të pushtuar. Nëse një kohë na kanë quajtur të ashtuquajtur, unë e kam ditur që lajmet janë shkru Beograd të Millosheviqit, sot nuk e di kush ia shkrun lajmet. Por, e di që është një turiste në Kosovë, sjelljet e saj pasluftës kanë qenë dyshimta”, ka thënë ndër tjerash Haradianj për Klan Kosovën.

Ai ka shtuar se e ka udhëhequr një luftë një brigadë me mërin e Jusuf Gërvallës, duke thënë se kanë dashur ta lartësojnë figurën e tij.

Tutje, ai ka shtuar se Gërvalla me nënshkrimin e saj ia ka dhënë tokën e Deçanit manastirit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]