Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen e Hajdar Ademaj, në fshatin Rracaj, për t’i shprehur ngushëllime për vajzën, Liridonën.
Sipas tij, lehtësimi për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë.
“Sot bashkë me kryetarin Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorë qëndrova në familjen e Hajdar Ademaj, në fshatin Rracaj, për t’i shprehur ngushëllime për vajzën, Liridonën, edhe pse në një rast si ky fjalët nuk kanë peshë. Lehtësimi për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë.Forcimi i mëtejmë i shtetit ligjor është parakusht që të mos ketë vend më për krime si ky kurrë më në shoqërine tonë” shkruan Haradinaj.Mesazhi i plotë i ngushëllimit