fbpx

Haradinaj thotë se Kurti duhet ta dorëzojë çertifikatën e veteranit: Është veteran mashtrues, asnjë ditë nuk ka luftu

nga Revista Kosovarja

Anëtari i kryesië së AAK-së, Daut Haradinaj, duke komentuar akuzat e mëhershme të Kurtit për çështjen e veteranëve, ka thënë se është vet Kurti që do duhej ta dorëzojë kartelën e veteranit.
“Kushdo që ka jetu në Kosovë gjatë kohës së luftës, e din a ka luftu a s’ka luftu ky veteran mashtrues. Kur del flet për veteranët, duhet t’i vjen turp e menjëherë duhet te heqë dorë nga kartela e veteranit, duhet ta dorëzojë librezën.

Është e pandershme të kesh librezë të veteranit nëse nuk ke luftu”, u shpreh Haradinaj.
“Kryeministri nuk merr vesh as për luftë e as për ushtri.

Nëse dyshon për keqpërdorim për çështjen e veteranëve e ka të drejtën absolute ta hetojë, i ka gjitha mekanizmat dhe institicionet e drejtësisë. Një kryeministër që del në foltore e ofendon është vetëm demagog”, tha Haradinaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]