Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Harry Bajraktari: Në Bordin e Paqes, Kosovës i erdhën nëntë njohje de facto

nga Revista Kosovarja

Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka shkruar për “nëntë njohje de facto për Kosovën”, teksa ka komentuar pjesëmarrjen e Kosovës me shtetet e tjera mosnjohëse në Bordin e Paqes.

Mbi artikull

“Nëntë njohje de facto për Kosovën. Shtetet që ende nuk e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës — Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Indonezia, Kazakistani, Paraguai, Uzbekistani, Mongolia dhe Maroku — tani ulen si të BARABARTË me Republikën e Kosovës në prestigjiozin Bord të Paqes të Presidentit Trump”, shkroi ai në X.

Bajraktari thotë se “duke iu bashkuar këtij forumi elitar të kryesuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ata e kanë pranuar de facto shtetësinë e Kosovës”.

“Tani është koha që kjo të bëhet zyrtare – u bëj thirrje udhëheqësve të tyre ta njohin Kosovën MENJËHERË. I bëj thirrje Presidentes Vjosa Osmani që të kontaktojë drejtpërdrejt secilin prej këtyre krerëve të shteteve për të siguruar njohje të plotë diplomatike”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]