fbpx

Këngëtari i njohur arrin vëmendje teksa pinë alkool nga këpuca

nga Revista Kosovarja

Harry Styles bëri shfaqjen e tij të parë në Perth të hënën mbrëma dhe mahniti fansat teksa piu nga atletet e tij të markës Adidas.

“Kjo është një nga traditat më të neveritshme që kam dëgjuar ndonjëherë”, tha Styles, duke iu referuar ‘këpucës’.

Videot e publikuara nga fansat tregojnë ish-yllin e “One Direction”, 29 vjeç, duke mbushur këpucën e tij me një pije alkoolike, përpara se të pinte në skenë pranë të gjithëve.

“Ndjehem si një person tjetër”, tha ai ndërkohë që po mbante atletet Adidas x Gucci prej 700 eurosh.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]