E gjithë bota e njeh si Harry por ky nuk qenka emri i tij i vërtetë.
Këtë e ka zbuluar vet princi gjatë një bisede me një nga fituesit e çmimeve “WellChild”, një organizatë bamirëse që ofron kujdes për fëmijët dhe të rinjtë e sëmurë rëndë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë që fliste me një djalë të vogël të quajtur Henry, monarku tha: Emri im është gjithashtu Henri. Por, të gjithë më quajnë Harry. Nuk e kam idenë pse, mos pyet.
Emri i tij më saktësisht është Henry Charles Albert David.
Por edhe pse të gjithë e njohim si “Harry” po të shihen me kujdes deklaratat zyrtare të familjes mbretërore shohim se atij i referohen si “Hanry”.