fbpx

Hati na prezanton me pasurin e saj

nga Revista Kosovarja

Hati është një nga ‘TikTok’-eret më të njohura të momentit, e cila ka arritur të tërheqë vëmendjen e mijëra ndjekësve me stilin e saj unik dhe deklaratat shpesh të komentuara në rrjet.

Së fundmi, ajo ka njoftuar se është në proces ndërtimi të shtëpisë së saj të re, duke ndarë me ndjekësit pamje dhe detaje ekskluzive nga ambientet luksoze, shkruan “Kosovarja”.

Pak orë më parë, Hati ka publikuar një video nga dhoma e saj e gardërobës – një hapësirë që të lë pa fjalë.


Në video shfaqen qartë veshje dhe aksesorë nga markat më të njohura botërore, duke dëshmuar jo vetëm pasionin e saj për modën, por edhe një stil jetese mjaft luksoz.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]