Një lajm i dhimbshëm ka ardhur nga vendet e shenjta islame, ku mijëra besimtarë nga Kosova po kryejnë Haxhin.
Haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria ka ndërruar jetë gjatë qëndrimit në Mekë.
Ndërkohë, BIK-u ka bërë të ditur se Haxhi Avdi Jusufi është varrosur në Mekë, në prani të udhëheqësve të haxhit nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sot, më 1 qershor 2025, në mëngjes, në Meke, ka ndërruar jetë haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria, i cili këtë vit ishte në mesin e besimtarëve që udhëtuan drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin. Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpreh ngushëllime për familjen e haxhiut, duke lutur të Madhin Zot që t’ia falë mëkatet dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus!”
“Namazi i xhenazes është falur sot në Qabenë e bekuar me namaz të drekës, ndërsa varrimi i tij u bë në varrezat e Mekës, nën përcjellje edhe të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Zoti e mëshiroftë dhe e gradoftë me Xhenet, ndërsa familjes së rahmetliut i dhëntë sabër dhe gajret!”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.