fbpx

Haxhiu e citon Kurtin: Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot një konferencë për media bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku kanë folur për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe largimin e serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Kurti në këtë konferencë tha se qeveria do të jetë gjithmonë vigjilente, shpesh e brengosur por asnjëherë e frikësuar. E këto fjalë të Kurtit si duket i lanë përshtypje ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi në Facebook, i shkroi këto fjalë të shefit të vet, duke ia bashkëngjitur edhe një fotografi të tijën.

“Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë. Kryeministri Albin Kurti”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]