fbpx

Haxhiu e Nagavci – ministre në Qeverinë e re

nga Revista Kosovarja

Javën e ardhshme pritet të votohet qeveria “Kurti II”. Kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani janë në përfundim të listës së emrave për kabinetin qeveritar.

Burimet e IndeksOnline brenda VV-së kanë konfirmuar se në krye të Ministrisë së Drejtësisë do të jetë Albulena Haxhiu, e cila edhe në mandatin e kaluar ka pasur këtë pozitë.

Punë e kryer është edhe pozita e ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Këtë dikaster do ta drejtojë Arbërie Nagavci. Ajo në mandatin e fundit ishte emëruar nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ndërsa më parë ishte edhe drejtore e Arsimit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]