fbpx

Haxhiu: Faton Hajrizi është shqiptari i parë që shkon nga Kosova dhe vret policië serbë në territorin e Serbisë

nga Revista Kosovarja

Faton Hajrizi është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skënderaj.

Qindra njerëz u mblodhën atje për funeralin e 39 vjeçarit, në fshatin rrugët kryesore të të cilit ishin stolisur me flamuj kombëtarë dhe flamuj me logo të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pjesëmarrës në ceremonin e varrimit ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Haxhiu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë

“Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë. Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë”, u shpreh ai.

Më tutje Haxhiu i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Fatonit.

https://www.facebook.com/bekimhaxhiuofficial/posts/1040839447410317?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]