fbpx

Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë tërhiqem nga kandidatura

nga Revista Kosovarja

Kandidatja e VV-së për kryeparalamnetare, Albulena Haxhiu, ka mbajtur konferencë për media bashkë me nënkryetarin e partisë, Glauk Konjufca, një ditë pasi Kushtetuesja vendosi për seancën konstituive të Kuvendit.

Haxhiu tha se nëse nuk i merr 61 vota me votim të fshehtë do të tërhiqet nga kandidatura.

“E ftoj opozitën të reflektojnë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që nuk e ndalon votimin e fshehtë. Po të ishte aty, do të shkruhej. Me rastin e votimit të fshehtë, nëse unë si kandidate nuk i marr 61 vota, tërhiqem nga kandidatura“, tha Haxhiu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]