fbpx

Haxhiu thotë se është arritur marrëveshja për verifikimin e mandateve

nga Revista Kosovarja

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu tha se të gjitha partitë politike u dakorduan gjatë takimit konsultativ, me kryesuesin Avni Dehari, që raporti i Komision për verifikimin e mandateve të votohet në mënyrë unanime, në mënyrë që të ecet përpara.

Haxhiu tha se vetëm nëse të gjithë votojnë për raportin e Komsionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve, si në Komision por edhe në sallë plenare, edhe LVV-ja do ta mbështesë atë.

Ajo tha se asnjë veprim tjetër nuk e kanë bërë sa i përket dorëheqjeve nga postet ekzekutive, duke përsëritur qëndrimin se dorëheqjet janë dorëzuar më herët te kryeministri.

Haxhiu. megjithatë tha se nëse nuk konstituohet Kuvendi, partia e saj është e hapur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]