fbpx

Haxhiu u drejtohet veteranëve: Seancën e mbyllëm, uroj që nesër të gjeni kompromis me Qeverinë

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, pas përfundimit të seancës, ka dalë te veteranët që protestonin jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu iu drejtua veteranëve, duke iu uruar që nesër të gjejnë kompromis me qeverinë në takimin që do të kenë.

“Seanca përfundoi, nesër uroj që ju të gjeni kompromisin me qeverinë. Kryesia do të na njoftojë se kur do të mbahet seanca e radhës. Besoj se pas mbledhjes së të hënës dhe deri atëherë besoj se është mundësia që të gjithë veteranët të bisedojnë dhe të zgjidhin këtë çështje me qeverinë”.

“Nuk është çështje vetëm paga e deputetit, por sot është në pyetje edhe integriteti i veteranit dhe ju të gjithë këtu jeni për të mbrojtur kauzën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot nuk ka seancë më dhe besoj se nuk ka arsye që ju të qëndroni këtu më,” tha Haxhiu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]