Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar sërish rreth dështimeve për konsitutimin e Kuvendit.
Përmes një postimin në Facebook, Haziri ka shktuar se pa marrëveshje politike nuk do të ketë dalje nga kjo krizë në të cilën është futur vendi.
“Kemi votuar dy presidente gra, por me marrëveshje e për Republikën, që kishte besim e shpresë te populli. Kemi votuar pa kushte e kërkesa politike, edhe pse votuesit nuk e pëlqenin, por Republika duhet të ecte para”, ka shkruar Haziri, raporton IndeksOnline.
Sipas tij, tash, për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri.
“As për grua e as për burrë, por për përfaqësues që dalin nga marrëveshjet e veprimet politike, që nuk bartin njollën e kontrabandës politike, por të meritës politike”, ka shkruar Haziri.
Ai ka kritikuar insistimin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti që me çdo kusht të tentojë votimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare.
“Ai që kundërshtoi gjithçka në këtë Republikë, e di më së miri ta kuptojë kundërshtimin politik dhe e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës. Republika, mbi të gjitha!”, ka përfunduar Haziri.
Kujtojmë që të shtunën ka dështuar edhe përpjekja e 24-të e konstituimit të Kuvendit