fbpx

Helmohen disa qytetarë në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

17 persona janë paraqitur në Qendren e Mjekësisë Familjare në fshatin Besi të Prishtinës pasi kanë pasur simptomat si: Vjellje, ethe, barkqitje, dhembje të muskujve dhe temperaturë.

Pesë nga pacientët janë referuar në Qendren e Mjekësisë Familjare në Emshir për të kryer testin anti-COVID.

Sipas raportit të gjithë këta kanë rezultuar negative, raporton klankosova.

Reklamë
“Ka pasur rast vdekje në një familje dhe kanë porositur ushqim në një restorant. Të gjithë janë helmuar dhe disa janë në gjendje të keqe. Rasti ka ndodhur në fshatin Trudë. Kanë qenë në vizitë Naser Ramadani dhe disa ekipe mjekësore”, ka treguar një qytetare.

Disa prej pacientëve që gjendjen e kanë pasur më të rëndë janë referuar për në Klinikën Infektive për hulumtim të mëtutjeshëm në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]