Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës shpeshherë përballen me ‘vdekjen’ për të siguruar vazhdimësi të prodhimit të energjisë.
Njëri prej tyre është Gëzim Selmani, i cili së fundmi është shfaqur si një hero i vërtetë në misionin e tij.
Në një video të publikuar nga Sindikata e Re e KEK-ut, Gëzimi shihet duke dalë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5.
Hyrja aty vlerësohet e rrezikshme, mirëpo punëtorët aty hyjnë ‘pa hezitim, me vullnet dhe përkushtim të plotë’.
“Hyrja në këtë pjesë të ndërlikuar bëhet për evidentimin e rrjedhjeve të kaldajës, e më pas për përgatitjen e saldimeve dhe ndërhyrjeve teknike që sigurojnë vazhdimësinë e prodhimit të energjisë. Pjesa ku hyn është në kuotën 49 metra, derë e ngushtë – një hapësirë e kufizuar, me rrezik, por Gëzimi e kryen detyrën me profesionalizëm dhe përkushtim shembullor”, thuhet në njoftim.
Këta punëtorë nga Sindikata e Re e KEK-ut po konsiderohen ‘heronj të padukshëm të kazanit’.
Postimi i plotë:
Heroi i padukshëm i kazanit!
Në këtë video shihni kolegun tonë të palodhur Gëzim Selmani, duke dalë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5 – , por punëtorët e KEK-ut hyjnë pa hezitim, me vullnet dhe përkushtim të plotë!
Hyrja në këtë pjesë të ndërlikuar bëhet për evidentimin e rrjedhjeve të kaldajës, e më pas për përgatitjen e saldimeve dhe ndërhyrjeve teknike që sigurojnë vazhdimësinë e prodhimit të energjisë.
Pjesa ku hyn është në kuotën 49 metra, derë e ngushtë – një hapësirë e kufizuar, me rrezik, por Gëzimi e kryen detyrën me profesionalizëm dhe përkushtim shembullor.
Këta janë punëtorët tanë të KEK-ut – të heshtur, por të pazëvendësueshëm! Respekt për punën e tyre!/Indeksonline